Qëllim kolektiv, i gjithë fshati në dietë!

Një fshat në Spanjën veriperëndimore ka nisur një iniciativë të shëndetshme duke synuar që 39.426 banorë të humbin 100 mijë kg brenda dy viteve.

Një dietë e shëndetshme, ushtrime të rregullta dhe kontrolle mjekësore përbëjnë bazën e programit, që duket se i gjithë komunitetin ndan qëllimin e njëjtë të humbjes së peshës në një mënyrë të shëndetshme.

Banorët do të ndjekin planet e përcaktuara nga qendrat shëndetësore lokale, ndërkohë që restorantet do ofrojnë menutë ushqimore të shëndetshme.

Carlos Piñeiro, mjeku i ngarkuar me projektin, tha për ‘Euronews’ se bashkësia ishte e fokusuar në dietën e shëndetshme më shumë se në humbjen e 100,000 kg.

Raporti i banorëve mbipeshë në komunën e Naronit është 6 nga 10 veta.

“Tek 10 vjeçarët, obeziteti është rritur dy herë dhe mbipesha pesë herë, gjë që rrit numrin e atyre që vuajnë nga sëmundje kronike. Ne duam ta korrigjojmë këtë, tha mjeku.

 

Pin It