Qytetet ku pushimet vjeshtore jane shumë të bukura!

Kush tha që pushimet janë vetëm në verë dhe vetëm për plazhin?! Ata që i provojnë në kohën e vjeshtës, e kuptojnë më mirë fjalën “pushime”. Janë të shumta vizitat që mund të bëni gjatë vjeshtës, për këto janë disa nga vendet e bukura që stina e gjetheve i zbukuron edhe më shumë.

Praga

citywallpaperhd-com-322

Çekia është një prej shteteve që pret më shumë turistë në Evropë. Praga quhet ndryshe “qyteti i artë” apo “qyteti i njëqind spiraleve”. Që prej vitit 1992 qendra historike e Pragës është përfshirë në listën e UNESCO-s, si trashëgimi botërore.

Greqia

 

image2

Athina ofron shumë mundësi për të vizituar vende të lashta e turistike. Sigurisht që nuk mund të lini pa vizituar Akropolin, muzeun kombëtar arkeologjik dhe tempullin e Poseidonit. Dilni dhe shijoni shëtitjet në mbrëmje dhe dritat e qytetit.

Suedia

stockholm-sweden

 

Stokholmin mund ta vizitoni edhe me barka. Në perëndim të diellit, ndërkohë që anijet do të lundrojnë nga porti i Stokholmit do të kaloni përmes ishujve të vegjël e të gjelbëruar. Vetëm për të parë këtë peizazh duhet patjetër ta vizitoni.

Austria

vienna-austria-16

Vjena konsiderohet si një ndër qytetet më klasike të Evropës dhe një destinacion i preferuar për artdashësit. Duke përfshirë këtu teatrin, operën, muzikën klasike dhe artet e bukura. Kjo është një prej arsyeve kryesore pse duhet ta vizitoni.

 

Italia

venice-italy-4-1

Nga Italia mund të zgjidhnin Venecian, qytetin më unik dhe më të pazakontë të botës. Ai është i ndërtuar mbi ujë. Vizitohet prej miliona vizitoresh në vit, si një prej qyteteve më romantike. Por mos harroni Firencen, një prej vendeve të preferuara të artdashësve.

Pin It