Raporti paralajmërues për kancerin, në 2030 rrezikohen 5.5 milion gra

breast-cancer-black-_syda_productions_large

Një raport i publikuar së fundmi në Kongresin Botëror të “American Cancer Society” në Paris tregon se sëmundja e kancerit është në nivele shqetësuese. Raporti thotë se numri i vdekjeve të grave nga kjo sëmundje është rritur me 60% në krahasim me 2012-ën.

Sipas raportit kanceri mund të vrasë 5.5 milionë gra në vitin 2030. Për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje raporti sugjeron rritjen e informimit dhe parandalimin.

Vetëm në vitin 2012, 3.5 milionë gra kanë humbur jetën për shkak të kësaj sëmundjeje, para së gjithash në vendet e varfra.

“Pesha e kancerit shtohet në vendet me nivel të ulët apo mesatar, edhe për shkak të plakjes dhe rritjes së popullsisë, – ka shpjeguar Sally Cowal e “American Cancer Society, – E gjitha kjo është edhe e lidhur me faktorë të riskut që vijnë nga një tranzicion ekonomik, për shembull, mungesa e ushtrimeve fizike, kequshqyerja, obeziteti dhe për çështje të lidhura me riprodhimin, si për shembull, vendimi për të pasur një fëmijë në moshë jo të re, duke qenë një nga faktorët e rrezikut në rastin e kancerit të gjirit”.

Kanceri është shkaku i dytë i vdekjes mes grave në botë, pas sëmundjeve kardiovaskulare. Veçanërisht kanceri i gjirit është shkak i vdekjes për shumë gra me 1.7 milionë raste të diagnostikuara dhe me 521.900 vdekje në vitin 2012.

Pas tij është tumori në mushkëri me 491.200 vdekje në vit. Më shumë se 80% e këtyre vdekjeve në SHBA lidhet me duhanpirjen.

Pin It