MEI planifikon ngritjen e Bursës së Energjisë në 2017

93d7b14f-6f1f-460b-96e4-b0bc4454ae39

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) planifikon të ndërtojë Bursën e Energjisë në vitin 2017 për të rritur bashkëpunimin me vendet fqinje dhe për t’u bërë pjesë e tregut të energjisë të Europës Juglindore. Informacioni u bë i ditur nga ministri Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij në Konferencën Rajonale për Europën Juglindore të Rrjetit Europian të Energjisë (ENTSO-E), e cila u mbajt në datat 2-3 Nëntor në Selanik.

Në konferencë u diskutua në lidhej me forcimin e bashkëpunimit rajonal për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike.

Gjiknuri tha se vendet e rajonit duhet të tregojnë vullnet politik për të realizuar investime në fushën e energjetikës, pa lejuar çështjet politike të bëhen pengesë. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit të tij u përqëndrua tek problematika e hasur në rastin e linjës së interkonjeksiont mes Shqipërisë e Kosovës dhe pasojat nga mosvënia e saj në punë.

“Nuk mund të kemi bashkëpunim rajonal pa një vullnet të qartë politik të të gjithë vendeve. Asnjë vend nuk duhet që të bëhet pengesë për arsye thjesht politike, të pengojë vënien në punë të investimeve të tilla të rëndësishme me fonde të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare. Në këtë mënyrë, do të humbasim besimin e investitorëve, duke humbur kështu mundësinë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën energjitike, aq të rëndësishme për vendet tona e për gjithë rajonin.”, theksoi Gjiknuri.

Pin It