Çaji i malit, mbrotjësi më i mirë gjatë dimrit

201602111635441411057

Çaji i malit është një barishte e cila rritet në mënyrë natyrale në male dhe njihet gjerësisht për vetitë mjekësore që ka.

Kjo bimë njihet ndryshe me emrin Sideritis, rritet në lartësitë mbi 1000 metra nëpër shpatet shkëmbore. Çaji i malit ka shumë dobi, forcon sistemin imunitar, trajton të ftohtin, viruset, gripin, alergjitë,sinozitin,hap rrugët e frymëmarrjes, parandalon osteoporozën,  dhimbjet e lehta etj.

Kjo kohë është shumë e përshtatshme që të konsumohet çaji i malit në mënyrë që t’i prini sezonit të gripit si dhe sëmundjeve që u përmendën më sipër.

Mund të përgatitet fare lehtë, fillimisht pastrohet më pas hidhet në ujë të valuar. Pasi ka marrë valën që i duhet mund të serviret me limon dhe mjaltë.

Pin It