Vetëpunësimi i të rinjve, 40 biznese fitojnë mbështetje nga Kombet e Bashkuara

Portrait of business people discussing a new strategy at a seminar

Programi i vetëpunësimit i Kombeve të Bashkuara ofron mbështetje financiare për 40 biznese të të rinjve. Të rinjtë që kanë hapur një biznes do të mund të përfitojnë secili një buxhet deri në 500 mijë lekë dhe mbështetje për tre vitet e para të biznesit.

Mbështetja përfshin mbulimin e shpenzimeve gjatë vitit të parë të biznesit dhe trajnim të të rinjve, si dhe monitorim dhe mbështetje institucionale në dy vitet e tjera.

Drejtori i programit, Jonel Kristo, tha se ky projekt ka nxitur të rinjtë e moshave të ndryshme të aplikojnë për t’u vetëpunësuar, përmes prezantimit të ideve të reja të biznesit. Idetë kanë qenë të fokusuara kryesisht në turizëm dhe në sektorin e shërbimit.

Mosha mesatare e aplikantëve ishte 22 vjeç dhe 60 përqind e tyre kanë qenë femra. Po të njëjtën përqindje kanë edhe aplikantët jashtë Tirane.

Pin It