Receta unike e glikosë shqiptare prezantohet në Radio BBC

265095

Recetat unike shqiptare bëhen të njohura edhe nga mediat e botës. Këtë rradhë Radio BBC 4 në programin e saj ‘’The Ark of Taste’’ ka prezantuar edhe një recetë që vjen nga Shqipëria.

Radio ka zgjedhur glikonë e arrës, një recetë nga Jugu i Shqipërisë që përgatitet me arra të papjekura dhe sherbet.

Kjo është një recetë nga Përmeti një zonë plot me pyje të dendur, kanione të thella dhe ura osmane, thotë përshkrimi i BBC.

Kjo nuk është hera e parë që ushqimet tradicionale të vendit tonë fliten në mediat ndërkombëtare. Në foton e mëposhtme do të gjeni ushqimet tradicionale shqiptare të listuara nga webi i njohur botëror ‘’Slow Food Foundation for Biodiversity’’.

265096

 

Pin It