Reforma në drejtësi, vazhdojnë bisedimet për formulime konkrete

reforma-ne-drejtesi

Sot në oren 12:00 ekspertët të gjitha palëve rinisën bisedimet për formulime konkrete që lidhen me reformën në drejtësi.

Gent Ibrahimi, një nga ekspertët e nivelit të lartë nga takimi prej rreth 10 orësh ditën e djeshme identifikoi çështjet ku nuk ka dakordësi në parim për zgjidhje.

“Formula e përzgjedhjes dhe emërimit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, formula e përzgjedhjes dhe emërimit të këshillave gjyqësore dhe prokurorialë, çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e krijimit dhe organizimit të njësisë së posaçme antikorrupsion. Shumica e cilësuar është një tjetër çështje, në lidhje me të cilën kemi pozicione të kundërta. Do të përpiqemi të gjejmë një të përbashkët, përndryshe si gjithmonë me dy opsione”, deklaroi Ibrahimi.

 

Pin It