Refugjatët në BE, dështon referendumi kundër në Hungari

Referendumi i Hungarisë për kundërshtimin e planit të Bashkimit Europian për pritjen e refugjatëve u shpall i pavlefshëm për pjesëmarrje të ulët.

Qeveria e Hungarisë u detyrua të tërhiqej nga propozimi i saj për mospranimin e shpërndarjes së refugjatëve në vendet e BE-së, pasi populli hungarez nuk mori pjesë në referendum. Pjesëmarrja ishte nën 40% dhe pavarësisht se pjesëmarrësit votuan masivisht për kundërshtimin e planit të BE-së, fjala e tyre ishte e pamjaftueshme.

Kundërshtimi i Hungarisë zyrtare ndaj rishpërndarjes së refugjatëve brenda BE-së mund të realizohej vetëm nese do të plotësohej një pjesëmarrje prej të paktën 50%. Në të kundërt referendumi nuk ka fuqi ligjore.

Pin It