VISARE SHQIPTARE – ARTIZANATI, ARTI QË RILIND SHIJEN

 

14500350_1138461742874322_6227564921832795532_o

‘’Visare Shqiptare’’ këtë javë sollën në vëmendje një tjetër vlerë të kulturës shqiptare, atë të artizanatit, i cili ndër vite është bërë dëshmi e një mjeshtërie artistike shqiptare.

Ishim në studio me eksperten e biznesit social Ardita Bonati, e cila është angazhuar në organizimin e artizanëve të rinj shqiptarë në punimin e dorës.

Ardita fillimisht shpjegoi projektin me të cilin merret, ku tha se kontaktet e para kanë qënë me shoqatën e artizanëve, të cilët kryesisht janë në zonën e Shkodrës, Lezhës por me kalimin e kohës janë përfshirë artizanë nga e gjithë Shqipëria ( Tropoja,Kuksi, Hasi, Delvina ).

Në projekt janë perfshirë vajza, gra, djem të cilët janë vendosur përballë me mjeshtrat e tyre të cilët realizonin 5-6 orë praktikë. Gjatë trajnimit artizanët punonin, mësonin dhe në fund gjysma e artizanëve u punësua në këto zeje, ku formuan grupe të vogla dhe në këtë mënyrë hapën sipërmarrje e tyre të vogla, shprehet Ardita.

Në kuadër të projektit janë organizuar disa panaire të cilat janë parë si një mundësi e mirë reklamimi të punimeve artizanale. Ardita tha se tashmë klientët janë familjarizuar me produktet, vijnë me modele, dizenjo të gatshme.

Më tej e ftuara jonë na tregoi për zonat ku spikat më tepër artizanati. Kukësi është i famshëm për sixhadet, punimet me grep të çorapeve të trasha, veshjet kombëtare të Kukësit si dhe qylymat . Për punimin e sixhadeve janë trajnuar mbi 50 gra e vajza të cilat sigurojnë jetesën dhe i japin vazhdimësi kulture zonës së Kukësit.

Shkodra dhe Lezha, dy qytete artizanati kanë të përhapur punimin e tezgjahut në pëlhurë duke përfshirë çarçafët, mbulesat e tavolinës, perdet. Ardita theksoi se një nga qëllimet e projektit ka qënë edhe që lënda e parë të blihet në Shqipëri, të ndihmohet bujku, blektori, të kalojë në makineri përpunimi në mënyrë që çdo gjë të jetë shqiptare.

Gjithashtu Kruja njihet për qylymat e bukur, më tej  Korça me qëndismat e dorës, të grepit. Ndërsa Berati dhe Gjirokastra dallohen për punimet në dru dhe gur ku dall

ohen dhe mjeshtra të cilët me mjaft dëshirë ua kalojnë këtë zanat edhe të rinjve.

Ardita tha se punimet që bëhen janë të larmishme,duke filluar që nga punimet me pirografi i cili është një punim i veçantë i djegies së drurit realizuar nga mjeshtrat e Shkodrës. Punimet e leshit, te drurit dhe te gurit, qëndismat, tezgjahu, qylymat, sixhadet, janë disa nga artizanatet kryesore për të cilat duhet teknikë e veçantë.

Gjatë bisedës Ardita theksoi brezi i ri që po tregon interes gjithmonë edhe më shumë ndaj punimeve artizanale. Çiftet e reja pëlqejnë të kenë një kënd autentik shqiptar në shtëpinë e tyre. Edhe Ardita tha se në shtëpinë e saj gjen shumë punime artizanale.’’Unë nuk mund të marr diçka që nuk është e punuar me dorë, edhe dhuratat të tilla i bëj’’,shprehet ajo.

Në studio erdhën edhe shembuj të zonjave, vajzave madje dhe zotërinjve që merren me punime tepër të veçanta, të krijuara me pasion e dashuri. ‘’Ka njerëz që kanë dhënë jetën për këto tradita, ndaj në një farë mënyre na takon ti çojmë para këto vlera’’, tha Ardita.

Në fund të emisionit Ardita dha mesazhin që tradita duhet të vazhdojë përpara, duhet kultivuar teknika e mjeshtreve tek brezat e rinjë që kjo pasuri kombëtare në mënyrë që të ketë jetëgjatësi.

14500413_1138461536207676_8609232375983355105_o

 

 

 

Pin It