Reshjet, KESH: 1.4 milionë euro të ardhura shtesë

hidrocentral

Reshjet ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në Kaskadën e Drinit. KESH bën me dije se aktualisht rezerva energjetike e akumuluar është rreth 1153.4 GËH.

“KESH po shfrytëzon këtë situatë optimalisht duke ngarkuar në maksimumin e mundshëm agregatët disponibël për të trajtuar prurjet në basenet e hidrocentraleve. Prodhimi ditor i energjisë elektrike nga HEC-et e Kaskadës së Drinit është rreth 19 milion KWh”, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë për mediat.

KESH bën të ditur se energjinë shtesë të prodhuar, rreth 41.920 MWh për periudhën 13-20 shkurt, e ka shitur në tregun e parregulluar, duke krijuar plot 1.04 milionë euro të ardhura shtesë.

Nga të dhënat e Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës në KESH, rezulton që sot në orën 9.00 më datë 13 shkurt 2016:
Niveli në HEC Fierzë është 290.74 m, prurjet rreth 500 m³/sek,
Niveli në HEC Koman është 172.18 m, prurjet rreth 200 m³/sek,
Niveli në HEC V.Dejës është 75.05 m, prurjet rreth 90 m³/sek.

 

Pin It