Risi: Facebook krijon hartën e katastrofave

 

Facebook nuk ndalet me risitë që sjellë, së fundmi po fuqizon mjetet e saj të ndihmës në raste fatkeqësish natyrore duke krijuar hartën e katastrofave. Kjo hartë përdoret nga organizatat që duhet të çojnë ndihmën e shpejtë.
Funksioni shfrytëzon të dhënat agregate, anonime, që përdoruesit kanë zgjedhur të shpërndajnë në rrjetin social për të furnizuar një ‘fotografi’ se sa njerëz ndodhen në një vend, në zona për shembull të goditura nga ndonjë tërmet apo përmbytje, thotë Facebook.

Mbi këto harta kompania po punon, me testet e para bashkë me organizata të ndryshme ndërkombëtare si Unicef, Kryqi i Kuq dhe Programi botëror për Ushqimin, që respektojnë standardet e privatësisë. Të dhënat vijnë nga përdoruesit e Facebook në celularë që kanë zgjedhur të shpërndajnë me rrjetin social pozicionin gjeografik.

Përmes hartave të katastrofave Facebook shpërndan te këto organizata tre lloj informacionesh.

Një për Safety Check dhe shfrytëzon informacionin e thënë nga njerëzit që gjenden në vendet e katastrofave për të treguar në mënyrë anonime, ku ndodhet pjesa më e madhe apo më e vogël e njerëzve që janë shëndosh e mirë.

E dyta, funksioni shfrytëzon të dhënat mbi densitetin e njerëzve në atë vend, para, gjatë dhe pas krizës dhe e treta, informacioni është drejtimi mbi të cilin po lëvizin njerëzit për të koordinuar më mirë ndihmën.

Pin It