Risi: Samsung Galaxy S8 sjellë njohjen e fytyrës

Sipas një raporti të ri, Samsung Galaxy S8 do të ketë edhe skanerin e bebëzës së syrit.

“Për shkak të disa kufizimeve të skanerit të bebëzës sikurse shpejtësia dhe saktësia, ne kemi vendosur të shtojmë njohjen e fytyrës në Galaxy S8,” citon një zyrtar i Samsung. “Me skanerin e fytyrës, do të duhen më pak se 0.01 sekonda për ta çelur telefonin.”

Raporti i cili vjen nga Korea Jugore bën të ditur se Samsung tashmë ka filluar të testojë prototipet e Galaxy S8 me këtë teknologji.

Telefoni pritet të njoftohet zyrtarisht më 29 mars dhe të dal në shitje një muaj më vonë.

Pin It