‘’O2 Mobile Life Report’’ thotë se një studim i ri ka gjetur se rreth 30% e përdoruesve të smartphonëve kanë vënë re ndryshime fizike në trupin e tyre për pak vjet.
Një nga ndryshimet është në formën e gishtërinjve, gjë e cila bëhet nga ushtrimi i shumtë që bëjnë gishtërinjtë në ekran gjatë prekjes.
Tjetër ndryshim është edhe rritja e gishtit të madh të dorës, i cili është vënë re se është 15 % më i madh se gishti i madh i dorës tjetër.
Një terapeut i dorës, Nicole Goldsmith ka thënë se muskujt e gishtit të madh janë shumë të ndërlikuar dhe janë të vendosur në bazën e gishtit si dhe në parakrah, ndaj një rritje e aktivitetit në ‘gishtin e telefonit’ mund të forcojë muskujt dhe të fryjë këta muskuj.
Dy në pesë persona thonë se presin akoma ndyshime, ndaj përdoruesit duhet të kenë kujdes në mënyrën dhe kohën që harxhojnë mbi smartphone.