Rriten të ardhurat nga akciza pë muajt janar-prill

download (1)

Të ardhurat nga akciza gjatë katërmujorit të parë të vitit 2016 llogariten rreth 12 miliardë lekë, ose 27 për qind e totalit të të  ardhurave të planifikuara për të mbledhur gjatë gjithë vitit. Gjatë vitit 2016 ministria e Financave planifikon të mbledhë nga akciza 44,7 miliardë lekë gjithsej. Sipas treguesve fiskalë paraprakë të publikuar nga Ministria e Financave të ardhurat nga akciza e arkëtuar llogariten 12 miliardë lekë, ndërsa akciza e rimbursuar llogaritet 107 milionë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat nga ky zë janë rreth 1,4 miliardë lekë më shumë.

Ndërkohë të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, TVSH-ja në buxhet gjatë periudhës janar-prill të vitit 2016 arritën në 40,5 miliardë lekë, ose 29 për qind e totalit të të ardhurave të planifikuara për t’u mbledhur gjatë gjithë vitit. Gjatë vitit 2016 janë planifikuar për tu mbledhur 137,9 miliardë lekë si TVSH. Të ardhurat nga TVSH janë 5,5 miliardë lekë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Treguesit e publikuar nga ministria e financave tregojnë që në të dy taksat e mësipërme tejkalimet kanë qenë të ndjeshme, duke krijuar një bazë të mirë për periudhën në vijim.

Pin It