Euro del jashtë gjithë projeksioneve të ekspertëve

download

Goldman Sachs është banka e radhës në serinë e atyre që tashmë heqin dorë nga thirrja e mëparshme se monedha e përbashkët europiane do të barazojë dollarin brenda fundit të këtij viti. Më herët gjatë javës ishte Deutsche Bank që përmbysi parashikimet e mëparshme. Tashmë, Goldman Sachs parashikon që 1 euro të këmbehet me 1.05 dollarë gjatë 12 muajve të këtij viti, ndërkohë që më parë projektonte një shifër pranë 0.95 dollarësh. Edhe Deutsche Bank dha të njëjtin projeksion me Goldman Sachs. Projeksionet po përmbysen me ritme të shpejta falë dështimit të Bankës Qendrore Europiane. Edhe raundi i dytë i lehtësimit nga institucioni i drejtuar nga Mario Draghi dështoi të shkaktonte nëj zhvlerësim të Euros. Projeksionet e mëparshme që flisnin për një zhvlerësim të monedhës së përbashkët deri në pikën që do barazonte dollarin, bazoheshin pikërisht te idea se lehtësimi sasior do të nxiste rënien e Euros. Që prej 31 dhjetorit 2015, Euro ka fituar 4.1% kundrejt dollarit. Mbi 80% e analistëve kanë dështuar në projeksionet e tyre. Asokohe, 14 banka projektonin barazi mes euros dhe dollarit brenda fundit të vitit 2016. Sot, vetëm 5 prej tyre i qëndrojnë ende besnike atij parashikimi, por pritet që edhe këto të pesta të tërheqin pritshmëritë e tyre.

Pin It