Policia e shtetit do mbikëqyrë kompanitë e sigurisë fizike që kontraktojnë bankat

jlgf

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kanë raportuar në Komisionin e Ekonomisë për situatën mbi masat shtesë për sigurinë fizike dhe atë të informacionit në sistemin bankar nisur nga grabitet në Rinas, por edhe të bankave të tjera të nivelit të dytë në Tiranë.
Ligji i ri detyron bankën të monitorojë sistemet e sigurisë së bankave.

Policia e shtetit do mbikëqyrë kompanitë e sigurisë fizike që kontraktojnë bankat. Të dy institucionet do të ndjekin një plan të detajuar.
Nuk bëhet fjalë për sigurinë e depozitave të qytetarëve. Masat kanë qëllim sigurimin e transfertave në cash, si dhe rezervat e larta në cash që mbajnë bankat.

Pin It