Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Ekuador

521847382

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tërmetit katastrofik që goditi Ekuadorin të shtunën në mbrëmje. Autoritetet vendase thanë se janë konfirmuar të paktën 272 viktima, ndërsa më shumë se 1500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në nw tërmetin më të fortë në Ekuador që prej vitit 1979..

Tërmeti prej 7,8 ballësh goditi më rëndë zonat bregdetare të Ekuadorit, ku policia thotë se ndërsa informacionet vazhdojnë të vijnë, pritet që numri i viktimave të rritet. Rreth 10 000 forcat ushtarake dhe 3 5000 policë janë dislokuar në zonat e prekura më rëndë, ku vazhdojnë me shpejtësi operacionet e kërkim-shpëtimit. Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa ndërpreu vizitën e tij në Itali për t’u kthyer në vend dhe për t’u përballur me këtë krizë. Ai shpalli gjendjen e emergjencës dhe tha se prioriteti është gjetja e të mbijetuarve.

Mediat vendase thonë se shtrirja e dëmeve është e jashtëzakonshme dhe si shembull marrin rastin e një ure që u shemb nga tërmeti 300 kilometra larg epiqendrës.

Sipas sizmologëve, epiqendra e tij pranë zonës Muisne ishte në thellësi shumë të vogël, prej vetëm 19.2 kilometrash dhe kjo shpjegon dëmin e madh të shkaktuar. Për të krijuar një ide më të qartë të tërmetit të Ekuadorit, ekspertët thonë se ai ishte 16 herë më i fortë se tërmeti i së premtes në Japoni, që vrau rreth 30 persona.

Pin It