Rritet numri i përdoruesve të drogës, mjekët kërkojnë investime për trajtimin shëndetësor

doktor

Numri i përdoruesve të drogës po rritet me ritme të njëjta me atë të sëmundjeve tumorale, prandaj duhen rritur investimet në sistemin shëndetësor. Statistikat tregojnë shifra të larta të përdoruesve të lëndëve narkotike në Shqipëri, të cilët kanë nevojë për trajtim shëndetësor.

Mbi 40 mijë shqiptarë kanë provuar të paktën një herë lëndë narkotike, ndërsa 12 mijë janë përdorues të vazhdueshëm të tyre. Studimi tregon se kokaina është droga më e përdorur dhe numri i përdoruesve të sa është rritur nga 5.6% në 13%.

Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, Zihni Sulaj, thotë se ka edhe të rinj dhe fëmijë që bëhen përdorues në moshë të vogël. Ndërsa numri i vdekjeve nga overdoza, sipas mjekëve është 5-10 herë më i lartë se ai që raporton Policia. Për këtë arsye Sulaj kërkoi investime në shërbimin shëndetësor për trajtimin e personave të varur nga droga.

Pin It