Rudi Erebara prezanton “Epika e Yjeve të Mëngjesit” në Montecchio të Italisë

Liria dhe demokracia, të drejtat e patjetërsueshme të çdo njeriu nga e cila Evropa e bashkuar është e angazhuar për të vepruar si garantuese.

Kjo është përmbledhja e takimit të organizuar nga Bashkia e Montecchio në Itali me shkrimtarin shqiptar Rudi Erebara, i cili më 1 qershor ishte i pranishëm në dhomën e këshillit ku prezantoi librin e tij “Epika e Yjeve të Mëngjesit”, me të cilin fitoi së fundmi çmimin evropian të letërsisë.

Romani është vendosur në Shqipërinë e periudhës së luftës së ftohtë ku tregon historinë e Sulejmanit, piktorit shqiptar të persekutuar nga regjimi komunist.

Historia nis më 16 tetor të vitit 1978, ku diktatori Enver Hoxha feston ditëlindjen e shtatëdhjetë.

Pin It