Samsung Chromebook 3 ofron 11 orë bateri me një karikim të vetëm

 

 

Samsung-Chromebook-3

Samsung zbuloi gjatë konferencës CES 2016 laptopin e ri Chromebook 3 i cili ofron 11 orë bateri me një karikim të vetëm. Ky laptop i ri është i veshur i gjithi me metal, që do të thotë më shumë rezistencë ndaj kushteve  ekstreme.

Chromebook 3 është i pajisur me çipin Intel Celeron N3050, 16GB memorie, 2GB ose 4GB hapësirë, si dhe rrjetin 802.11ac dhe Bluetooth 4.0. Ekrani është 11.6 inç me rezolucion 1366 x 768 pikselë.

Pajisja ka një vend për kartën microSD për zgjerim të memories, si dhe një portë HDMI, dhe dy porta USB 3.0 dhe USB 2.0. I gjithi ky laptop peshon vetëm 1.14 kg.

Pin It