Bruksel, më 27 janar nisin “bisedimet e vështira” Kosovë-Serbi

D0E1CF4A-F07B-49BE-8B07-5E86E889D3FD_w640_r1_s

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, por jo për shkak të presionit nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është jeta jonë, ne duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Nëse nuk mund të sillemi si miq të mirë, ne duhet të sillemi si dikush që e di se duhet të jetojmë dhe punojmë së bashku, në mënyrë që të gjithë të jemi të suksesshëm”, -ka thënë Vuçiç.

“Bisedimet e vështira” siç i cilëson Vuçiç, pritet të mbahen në Bruksel më 27 janar.

Sipas tij marrëdhëniet fqinjësore janë në interes edhe të shqiptarëve, edhe të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Pin It