OKB, mblidhet Këshilli i sigurimit: “Testi i bombës me hidrogjen, shkelje flagrante e rezolutave”

largea_hydrogen-bomb-test1394119379

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka ndërmarrë sot bisedime urgjente pas njoftimit për një tjetër test bërthamor nga ana e Koresë së Veriut.

Ndihmëspërfaqësuesi i përhershëm britanik, Peter Ëilson e ka cilësuar testin e ri koreano-verior si shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit. Ai ka rekomanduar si përgjigje edhe vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare nëqoftëse do të ishte e nevojshme. Shteti i parë që mori masa për këtë veprim ishte pikërisht Koreja e Jugut e cila ka vendosur në gadishmëri forcat ushtarake .

Më herët Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen në miniature. Dyshimet janë hedhur pas një tërmeti me magnitudë 5.1 ballë që është vërejtur pranë zonës së testimit. Një bombë me hidrogjen është më e fuqishme se një bombë atomike. Ajo realizohet nga fuzioni bërthamor i izotopeve të hidrogjenit në një reaksion zinxhir, i zhvilluar në vitin 1958 nga Shtetet e Bashkuara.

Bomba me hidrogjen shihet si një bombë e pastër, krahasuar me atë atomike, pasi ka më pak mbetje radioaktive, por është shumë më e fuqishme. Rreth një muaj më parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se Peniani kishte zhvilluar bombën me hidrogjen, por ekspertët ndërkombëtarë ishin skeptikë.

Pin It