Prençi, ndjekje penale për mosveprimet e kompanive të mirëmbajtjes

largea_unnamed-31444640057

Shefi i shtabit të Emergjencave Civili Shemsi Prençi ka theksuar se situata këtë të martë paraqitet e qetë dhe pa probleme në akset kryesore me përjashtim të përroit të Zvarranicës në zonën e Elbasanit i cili ka çarje të argjinaturës por që po ndërhyhet për ta rregulluar.
Ndërkohë lidhur me kompanitë që nuk kanë hedhur kripë në zonat ku ka patur reshje të dendura dëbore Prençi thotë se do të ketë ndjekje penale për mosveprimet e tyre dhe shkelje e kontratave.

“Me sa e dimë ne legjislacionin këto kompani kur vjen momenti për të operuar në terren ka probleme. Policia rrugore të bëjë kallëzimin për këta kompani që s’përmbushin  kontartën se s’kanë mision vetëm për të fituar para por të mirmbajnë rrugët të shpëtojmë njerëzit jetët e tyre. Kompanitë nuk hedhin kripë në rrugë”-tha Prençi

Zonat problematike të paraqitura deri dy ditë më parë tashmë janë stabilizuar, kudo shtabet e emergjencave janë në gadishmëri dhe nuk ka vështirësi në akset kryesore- ka konfirmuar Prençi.

“Në datën 3 u përkeqësua situata ndërkohë që gjatë së hënë ka patur intensifikim reshjesh por jo probleme.Me përjashtim disa kompani private skanqë kulturën e përdorimit të kripës për borën. Me 3 dhe 4 së bashko me Haxhinaston ishim duke parë nga afër situatën,tek rruga  kombit hasi, qafë prushin etj”-tha Prençi
 

 

Pin It