Lumi Ishëm përmbyt Fushë Krujën, thasë me rërë për ta ndalur

kruje-c1200x600

Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë gjatë natës Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur rreth 200 ha tokë bujqësore në fshatrat Bilaj, Murqin dhe Mallkuç ndërsa rrezikohen të përmbyten edhe disa banesa.

Kjo është hera e dytë brenda dy muajve që ky lum del nga shtrati duke shkaktuar dëme të konsiderueshme te banorët e zonës dhe fermerët. Ndonëse kjo situartë ka qënë e përsëritur autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për rehabilitimin e Lumit, ndërsa fermerët dhe banorët nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Në nëntor të 2015 bizneset dhe disa banorë të zonës morën vetë disa masa duke vendosur thasë me rërë për të penguar ujin në bizneset dhe banesat e tyre.

Pin It