Llalla ristrukturon Njësisë Task-Force, Osmani në krye

prok-620x330

Prokurori Gentian Osmani  do të jetë sërish në krye të  Njësisë Task-Force  pranë krimeve të Rënda, strukturë që e ka drejtuar deri në shtator të 2015. Ndërsa prokurorët që u komanduan pranë kësaj njësie, do të rikthehen në pozicionet e tyre të mëparshme.

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin në Prokurorinë për Krime të Rënda, për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj në muajin Shtator 2015, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj.

Njësisë antikorrupsion do ti bashkohen edhe disa prokurorë, të cilët janë duke zhvilluar hetimet për vepra penale me qëllime terroriste. Kështu, në total kjo njësi do të bëhet nga tetë prokurorë.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka vendosur edhe lëvizjen e disa prokurorëve në rrethe.

Pin It