Mosha e pensionit për gratë rritet me dy muaj të tjerë

ppp_5965

Duke filluar nga data 1 janar 2016 mosha e pensionit për gratë do rritet me dy muaj të tjerë. Një grua do të dalë në pension në moshën 60 vjeç e 4 muaj, nga 60 vjeç e dy muaj që ishte një vit më parë. Ky është një nga efektet që jep skema e re e pensioneve, e cila rrit moshën e daljes në pension për gratë me 2 muaj për çdo vit. Gjithashtu, përveç moshës së daljes në pension do të rritet edhe vitet e punës. Kështu një grua që të marrë pension të plotë duhet të ketë 35 vite 8 muaj punë, nga 35 vite e 4 muaj që duheshin në 2015-n.

Pin It