Lëvizja e lirë në zonën Shengen, në rrezik

schengen-ulkeleri
Sipas zëdhënësit të ministrit të Jashtëm gjerman Martin Schaefe liria e lëvizjes është një princip i rëndësishëm, një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian në vitet e fundit, por gjendet në rrezik.

Shqetësimet vijnë nga Gjermania dhe vendet nordike të cila japin alarmin se shtetet e Bashkimit Europian mund të rikthejnë kontrollet në kufi. Shtetet si Norvegjia, Danimarka dhe Suedia kanë deklaruar se do të rivendosin kontrolle në kufi për të parandaluar fluksin e emigrantëve.

Të parat që ka lajmëruar për kontrolle në kufi kanë qënë Norvegjia e Suedia. Në këto dy vende muajt e fundit ka patur një fluks të lartë emigrantësh, të cilët kanë hyrë pa vizë dhe që më pas kanë kërkuar azil politik. Pjesë e kontrolleve në kufijtë e vendeve nordike do të jenë edhe shtetasit shqiptarë.

Sipas zëdhënsit të kancelares Gjermane Steffen Seibert, gjatë 2015-s më shumë se 1 milionë emigrant kanë ardhur në Europë.

Pin It