Ushqime të shëndetshme me pak kalori

20140506113407448577

 

Ushqimet e shëndetshme me pak kalori janë të shumta të cilat mund të gjenden lehtësisht edhe në natyrë.

Ja cilat janë disa ushqime të shëndetshme dhe me përmbajtje të ulët kalorish që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj.

Brokoli

Mjafton pak vaj ulliri dhe lëng limoni dhe brokolit bëhen tepër të shijshme. Ato përmbajnë disa substanca ushqyese dhe janë të pasura me antioksidues. Brokolit përmajnë gjithashtu fibra, hekur, vitamina A dhe C, kalçium, magnez e kalium.

Rukola

Rukola është e shijshme dhe përmban një sasi të madhe mineralesh e vitaminash. Mund ta përdorni në sallatë të përzier me fruta të freskëta, arra, vaj ulliri e hudhra. 2 tasa me rukola përmbajnë vetëm 10 kalori.

Karrotat

Karrotat janë të shijshme dhe mund të konsumohen në mënyra nga më të ndryshmet. Këshillohen për këdo që dëshiron të bjerë në peshë dhe janë të pasura me vitamina A dhe C dhe kalium. Një tas me karrota përmban rreth 50 kalori.

Spinaq

Spinaqi mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Ai përmban hekur, kalçium dhe vitamina të ndryshme. Një tas me gjethe spinaqi të thatë përmban vetëm 7 kalori, ndërsa një tas me spinaq të zbutur ka 41.

Kungujt

Mos harroni kungujt, që mund të përdoren si antipastë, si sallatë etj. Një tas me kunguj të prerë përmban vetëm 20 kalori, shumë fibra, vitamina e minerale.

Pin It