Save the Children: Çdo shtatë sekonda martohet një vajzë nën 15 vjeç

20147231134994734_20

Organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka publikuar raportin global, i cili tregon shifra shqetësuese për martesat e vajzave të vogla. Sipas raportit në botë çdo shtatë sekonda martohet një vajzë nën 15 vjeç, ndërsa numri i vajzave të vogla të martuara është 700 milion.

Raporti paraqet rrezikshmëritë që pasojnë martesat e hershme si lindjet në adoleshencë, vdekshmëria e nënës dhe foshnjës, mungesa e shkollimit etj. Vendet me numër më të lartë të martesave në moshë të vogël janë Nigeria, Çad, Republika Qendrore Afrikane, Mali dhe Somalia.

Ndërsa vendet me më pak martesa të tilla raportohet të jenë Suedia, Finlanda, Norvegjia, Holanda dhe Belgjika.

“Të detyrosh vajzat të martohen shumë herët do të thotë se ato nuk mund të shkojnë në shkollë, kanë më shumë gjasa të përballen me dhunën dhe abuzimin në familje. Ato mbeten shtatzënë para se trupat e tyre të jenë të përgatitur plotësisht dhe që mund të ketë pasoja shkatërruese për shëndetin e tyre dhe të fëmijës, si dhe janë të ekspozuara ndaj SSTV, përfshirë HIV”, thuhet në raport.

Ndërkombëtarët kanë premtuar t’iu japin fund martesave të fëmijëve deri në vitin 2030, por nëse trendi aktual vazhdon, numri i përgjithshëm i femrave të martuara në fëmijëri do të shkojë në 950 milion në 2030.

 

Pin It