Darka juaj mund të jetë pispili me spinaq, ja sesi gatuhet

14483792_1196345417053073_1478558912_n

Përbërësit

150 gr miell misri i përzier
1 vezë, 1 l qumësht
50 gr gjalpë, 500 gr spinaq
1 qepë të thatë ose tre qepë të njoma
djathë ose kaçkavall i butë
kopër e grirë, piper, kripë

Përgatitja:

Përdorni 1/4 e gjalpit për skuqjen e qepës. Sipas dëshirës mund të përdorni edhe presh ose qepë të njoma.
Shtoni spinaqin dhe e trazoni. Sapo spinaqi të ulet hidhni erëzat dhe kripën. E mbuloni me kapak dhe trazojeni herë pas here duke shtuar një filxhan kafeje qumësht kur masa duket e thatë.
E hiqni nga zjarri dhe e lëreni të ftohet gjatë kohës që përgatisni brumin. Pasi të keni rrahur vezën shtoni pjesën tjetër të qumështit dhe e trazojeni deri sa mos të shikoni shenja të dukshme të vezës. Shtoni miellin pak nga pak dhe trazojeni vazhdimisht.
Nëse gjalpi nuk është mjaft i butë që të punohet lehtë, mund t’a shkrini. Shtoni miell përsëri ose qumësht sipas nevojës deri sa brumi të duket i mpiksur, por jo i fortë, thjesht kremoz.
Lyeni tepsinë me pak vaj dhe vendosni gjysmën e brumit duke shtuar pak djathë sipër. Shtoni mbushjen e përgatitur dhe përsëri djathë. Shtoni pjesën tjetër të brumit dhe djathin e mbetur. Pjekja në 150°C për 40 minuta.

Pin It