Së shpejt, Facebook do t’ju paguajë për postimet

A smartphone user shows the Facebook application on his phone in the central Bosnian town of Zenica, in this photo illustration, May 2, 2013. Facebook Inc said July 24, 2013 that revenue in the second quarter was $1.813 billion, compared to $1.184 billion in the year ago period.  REUTERS/Dado Ruvic /Files (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: SOCIETY SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS)

Koha që kaloni në Facebook nuk do jetë më kohë e çuar dëm, pasi shumë shpejt do filloni të paguheni. Një pyetësor që është duke qarkulluar së fundmi në rrjet jep të dhëna se përdoruesit e verifikuar, do ftojnë para duke përdorur proflin e tyre personal.

Përfaqësues të Facebook kanë thënë: “Është ende shumë herët, por ne jemi të përkushtuar për të krijuar një lidhje afatgjatë, ndoshta dhe financiare me përdoruesit tanë. Prandaj është mirë që të dimë mendimin e tyre”.

Ndonëse ai nuk shpjegoi detaje, kjo mendohet të jetë një fushatë e rrjetit social për të shtuar postimet personale të njerëzve. Pasi kohët e fundit ishte vënë re që përdoruesit postonin nga faqe të tjera ose nga website dhe kishin rralluar fotot, statuset apo postime të tjera që kishin lidhje direkte me ta.

Ideja është që nëse ju postoni një markë me të cilën nënshkruani marrëveshje, vetë kompania do ju japë një pjesë të fitimeve që ajo merr nga e gjithë reklama që po bën në Facebook. Gjithashtu kërkohet të shtohet një buton me anë të të cilit do blihen bileta dhe do krijohet një “treg” ku përdoruesit mund të lidhen me sponsorat. I pari që e ka bërë këtë gjë ka qenë YouTube.

Nëse merrni 1000 shikime, fitoni 80 dollarë ose 5 deri në 8 dollarë për reklamat. Në total një video mund të fitojë deri në 8000 dollarë. Markat në Instagram paguajnë nga 45$ deri në 2300$ për imazhin e tyre. Ndërsa përdoruesit me mbi 1000 ndjekës mund të fitojnë 4,725$ në vit nëse postojnë dy herë në javë.

Pin It