Ja 12 rektorët fitues të universiteteve në vend

 

Pedagogët dhe studentët kanë votuar dje për drejtuesit e rinj të universiteteve në vend, ku vëmendja më e madhe ishte përqendruar pikërisht te ai i Tiranës.Në të 12-ta universitetet publike janë zyrtarizuar, rektorët dhe pjesa më e madhe e dekanëve të rinj që do të drejtojnë këto institucione në katër vitet e ardhshme. Gara ka qenë më e fortë mes kandidatëve te Universiteti i Mjekësisë dhe te ai i Sporteve, ku rëndësi në shpalljen e rektorëve fitues ka pasur vota e studentëve. Në mesnatë në këto dy universitete përfundoi numërimi i votave të studentëve, ku u shpall te Mjekësia rektor Arben Gjata, ndërsa te Sportet Agron Cuka.

Kandidatët fitues për rektor :

Universiteti i Tiranës  1. Klodeta Dibra, 243 vota 2. Mynyr Koni, 460 vota

Universiteti i Mjekësisë 1. Arben Gjata, 105 vota 2. Mira Rakacolli, 66 vota 3. Petrit Bara, 99 vota

Universitetit Politeknik 1. Andrea Maliqari, fitues me votat e pedagogëve 2. Përparim Hoxha 3. Andonaq Londo Lamani

Universiteti Bujqësor 1. Bahri Musabelliu, 103 vota plus 2. Ardian Maçi

Universiteti i Arteve 1. Kastriot Çaushi, 92 vota 2. Artan Peqini, 33 vota 3. Fatmir Hysi, 13 vota

Universiteti i Sporteve 1. Agron Cuka, 40 vota, fitues me 53.6% të votave (vota pedagogësh + studentësh) 2. Artan Shytaj, 46.4% vota

Universiteti i Durrësit 1. Kseanela Sotirofski, 213 vota 2. Elmaz Leci, 45 vota 3. Bardhyl Ceku

Universiteti i Vlorës 1. Roland Ziso, 186 vota pro, 7 kundër

Universiteti i Elbasanit 1. Skënder Topi

Universiteti i Shkodrës  2. Adem Bekteshi, fitoi me votat e pedagogëve 3. Arjeta Dibra

Universiteti i Gjirokastrës 1. Bektash Mema, 93 vota 2. Kostaq Hila, 31 vota

Universiteti i Korçës 1. Ali Jashari, 78 vota 2. Lorenc Konomi, 68 vota

 

Pin It