SHBA: Aplikuesve për vizë do t’ju kërkohet identiteti në rrjetet sociale


BBC raporton se administrate e Trump ka miratuar një plan ku do i kërkojë aplikuesve për viza amerikane informacione nga përdorimi i tyre  i rrjeteve sociale.

Zyrat konsullore tashmë mund të kërkojnë të dhëna për emrat e tyre në rrjetet sociale në një pyetësor të ri. Gjithashtu u jep mundësinë autoriteteve të kërkojnë adresat e emailit, numrat e telefonit dhe një informacion biografik të 15 viteve.Por kjo mund të kërkohet kur nevojitet “një verifikim rigoroz për sigurinë kombëtare”, thotë për Reuters një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Sipas raportimeve, Departamenti i Shtetit pret që 0.5% të aplikuesve për viza tu jepet ky pyetësor. Kritikët argumentojnë se kjo mund të çojë në shtrirje të padëshiruar të mbledhjes së informacioneve personale jo të rëndësishme për kontrollet e sigurisë.

Sigurimi i informacionit është vullnetar, edhe pse pyetësori i informon aplikantët se “individët që …. nuk sigurojnë të gjitha informacionet e kërkuara mund të mos e marrin vizën amerikane”.

Pin It