Testi i matematikës, dyshohet se është kopjuar

test b

Më shumë se 42 mijë maturantë i janë drejtuar sot qëndrave të prvomeve për të zhvilluar testin e tretë të maturës, atë të matematikës. Ndërkohë që mbrëmjen e së enjtes në rrjete sociale ka qarkulluar testi A i këtij provimi. Gjë që nëse vërtetohet se është e vërtetëmund të kthehet në një skandal.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha i cili e ka cilësuar një turp kombëtar. Në statusin e tij në facebook Berisha ka thënë se Horrat e shtetit nxjerrin ne treg, nje dite perpara, testin e matematikes si kurre ndonjehere ne historine e ketij shteti!”

Edhe në provimin e gjuhës dhe letërsisë u fol se testi kishte dalë në tregë para dhe gjatë zhvillimit të provimit. Këtë fakt Zv. Ministrja e Arsimit e ka mohuar ditën e djeshme teksa doli në një konferenc për shtyp për testin e fundit të detyrueshëm të Maturës.

Ndërsa kur kishte kaluar pak më shumë se 30 minuta nga nisja e provimit, nëpër rrjtet sociale nisi të qarkullojë edhe testi B i cili më pasë u konfirmua në mediat tradicionale nga studentët se testi ishte i njëjtë me atë që ata kishin zhvilluar.

13450889_460941827448324_2308404806962322944_n 13445665_460941794114994_7466208663559910804_n

Dyshohet se provimi ka rrjedhur nga një shkollë në Librazhd.

Ndërkohë nga vlora Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj se personat përkatës do të mbajnë përgjegjësi penale.

Pin It