Programuesja 9 vjeçare që habiti Apple

avni-1900x700_c

Anvitha Vijay, një australiane është programuesja më e re e “Worldwide Developer Conference”.

Anvitha është vetëm 9 vjeç. Ajo ka qënë ylli i konferencës së organizuar nga Apple, ku takohen çdo vit krijuesit më të suksesshëm të aplikacioneve për sistemin iOS.

Anvitha gjuhën e programimit ka nisur ta mësojë që në moshën 7-vjeçare përmes video-tutorialeve në Youtube. Aplikacioni quhet “Smartkins animals” dhe ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.

Talenti i saj ka tërhequr vëmendjen e Apple që e ka përfshirë në programin e vet të stimulimit të programuesve të rinj, ku jep 350 bursa për më të suksesshmit.

Vogëlushja ka habitur të gjithë, përfshirë këtu edhe numrin një të “Mollës”, Tim Cook. Ai thotë se nuk e priste që mes 120 fituesve të këtyre bursave nën 18 vjeç, të ishte edhe një vogëlushe që nuk ka përfunduar ende arsimin elementar.

Pin It