SHBA-Rusi, përpjekje për të ndalur bombardimet në lindjen e mesme

largea_obama-putin1439705706-640x340

Pas dështimit të marrëveshjes së Mynihut për të arritur një armëpushim në Siri, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur përpjekjen e rradhës, për të ndalur bombardimet në Lindjen e Mesme.

Sipas një akordi të ri mes tyre, armëpushimi pritet të nisë më datë 27 shkurt. Plani vjen pas një takimi mes Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov.

Në bazë të raportimeve, thuhet gjithashtu se për të implementuar këtë marrëveshje, kërkohet edhe aprovimi i palëve ndërluftuese, të cilët janë gjithashtu qeveria e Assad si dhe rebelët të cilët kundërshtojnë regjimin e tij.

Pavarësisht akordit, ekspertët janë shprehur skeptikë, nisur nga dështimi i implementimit të marrëveshjes së Mynihut.

Nga ana tjetër, Presidenti Bashar al-Assad, ka deklaruar më herët se ai është gati që të firmosë një armëpushim, por vetëm nëse grupet rebele nuk do t’a shfrytëzonin një gjë të tillë për të forcuar pozitat e tyre.

Aktualisht forcat qeveritare të mbështetura nga bombardimet ruse kanë arritur që të rimarrin një pjesë të madhe të qytetit të Aleppos, i cili deri disa javë më parë ishte nën kontrollin e rebelëve.

Pin It