Rreziku nga rrëshqitja e dherave, policia intensifikon kontrollet

rreshqitja_e_tokes_e_veshtires

Policia Rrugore e Kukësit ka shtuar kontrollet këtë periudhë dimri. Shkak është bërë vështirësia e qarkullimit si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të gurëve e dherave. Intensifikimi i kontrolleve ka sjellë për pasojë dhe shtimin e masave administrative ndaj drejtuesve të automjeteve.

 Qarku i Kukësit është një nga rajonet ku gjatë dimrit vështirësohet qarkullimi për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe ngricave në rrugë. Sipas Shefit të Policisë Rrugore, janë shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve për nivelin e alkoolit të konsumuar, që tejkalojnë shpejtësine e lejuar dhe drejtuesve pa leje drejtimi.

Pin It