Shëngjini dhe Lezha pa firmë pastrimi gjatë sezonit turistik

shengjin-1-640x371

Mbetjet urbane në Lezhë dhe në bregdetin e Shëngjinit këtë sezon turistik duken problematike. Anët e rrugëve, kanalet dhe plazhi janë të mbushura me plehra si pasojë e koshave të dëmtuar ose mungesës së tyre.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, pranon ekzistencën e problemit dhe thotë se firmës së pastrimit të Lezhës dhe Shëngjinit i ka përfunduar kontrata dhe tenderi i ri i pastrimit do të mbahet në shtator. Frrokaj tha se gjatë sezonit uristik është gjetur një zgjidhje provizore por e pamjaftueshme.

“Më vjen shumë keq që ka rastisur në këtë muaj, sepse i tillë ka qenë grafiku. Kemi bërë një marrëveshje që ta shtyjmë këtë sezon. Shëngjini ka ngarkesën e vet. Unë e kam gjetur këtë tender pastrimi të kryer. Kam vërejtjet e mia për sa i përket cilësisë së pastrimit, nuk jam fare i kënaqur madje. Ndërhyrja për largimin e mbetjeve është emergjente, pasi problematika e krijuar mund të japë ndikim mjaft negativ në turizën, që arrin pikun këtë periudhë”, shprehet Frrokaj.

 

 

Pin It