Shfrytëzimi i fundjavave, çelësi i të qenit i lumtur dhe produktiv në punë

old_mountain_house_by_citizenfresh

Studimet e fundit kanë arritur në një përfundim të kënaqshëm për të gjithë ata që punojnë dhe vërtet e ndjejnë nevojën për një pushim.

Studiuesit sugjerojnë që fundjavat 3-ditore janë çelësi i të qenit të lumtur në punë. Sipas studimit të publikuar në gazetën “Stress and Health”, nëse shkoni për pushime më shpesh gjatë vitit do të keni shëndet më të mirë si dhe do të jeni më produktiv gjatë kohës që jeni të angazhuar me punë.

Të punuarit shumë gjatë është jo e shëndetshme për shëndetin fizik dhe atë mendor gjithashtu.

Huffington Post shkruan se ata që punojnë rreth 55 orë në javë janë më të rrezikuar të kenë infarkt kardiak. E njëjta gjë është edhe për fëmijët e shkollave fillore  të cilët janë më produktivë nëse gjatë javës shkojnë më pak në shkollë.

Pin It