9-vjeçari shkodran shpallet kampion matematike në Kanada

kevin

Vogëlushi shkodran Kevin Bajraktari  ka dalë kampion në Quebec në konkursin e matematikës THALES për vitin 2016.

Konkursi ishte i projektuar për fëmijët e klasave të 3-ta organizuar  ku merrnin pjesë pjesë më shumë se 6000 pjesëmarrës. Organizimi i konkursit u bë nga  Qendra e Konkurseve te Matematikës në Amerikën e Veriut, e cila përgatit disa nga garat e nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut.

Që nga viti 1990, më shumë se 1 000 000 studentë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në këto konkurse.

Pin It