Lugina e Drinos, hapësira e turizmit historik dhe natyror

4170823_orig

Lugina e Drinos në Gjirokastër është e pasur jo vetëm me bukuri natyrore, por edhe me gjurmë të qytetërimeve të kaluara. Në këtë luginë ndodhen 15 qendra urbane të lashtësisë, të cilat tërheqin studiuesit, arkeologët dhe turistët e ndryshëm. Midis tyre mund të përmendim vendbanimet e Antigonesë, Adrianopolit, Melanit, Palokastrës etj.

Parku Arkeologjik i Antigonesë është një ndër pikat kryesore, e cila është përfshirë edhe në guidat turistike. Drejtuesit e zones thonë se po bëhen përpjekje për promovimin e mëtejshëm të këtyre qendrave, me qëllim shtimin e vizitorëve.

Në këtë drejtim u ndërtuan edhe rrugët që lidhin këto qendra arkeologjike me qytetin e Gjirokastrës dhe rrugën nacionale. Kështu synohet që këto zona të veçuara të sillen më pranë vizitorëve.

Lugina e Drinos vizitohet çdo ditë nga turistë të huaj dhe vendas edhe për lartësitë e saj kodrinore, gjelbërimin etj. Ky është një vend që ofron aventura natyrore edhe për kureshtarët dhe të apasionuarit pas zbulimeve.

Pin It