Shfrytëzimi i plastikës do të rris jetëgjatësinë e asfalteve

 

Duke shfrytëzuar plastikën mund të kemi rrugë më ekonomike, më rezistente dhe ekologjike. Është kjo ideja e inxhinier Toby Mçartney që ka ideuar një produkt që do të zgjidh problemin e ndotjes lidhur me plastikën.

Duke llogaritur që në oqeane ka mijëra e mijëra copa plastike, Mçartney ka ofruar një zgjidhje, duke e përdorur plastikën për shtrimin e rrugëve. Pjesët e saj do të copëtohen dhe zëvendësojnë bitumin, materialin e përdorur për shtrimin e tyre dhe që nxirret nga nafta e papërpunuar dhe shitet nga kompanitë naftë-nxjerrëse.

Materiali i quajtur “MR6” sipas ideuesit të tij është shumë herë më rezistent dhe zgjat 10 herë më shumë se materialet që janë përdorur deri më tani. Zakonisht rrugët e tanishme janë ndërtuar rreth 90% gurë shkëmbor, rërë e gur gëlqeror dhe 10% bitum. Procesi i MacRebur mbështetet në zëvendësimin e bitumit duke përdorur plastikën e përdorur më parë nga njerëzit.

Si rezultat rrugët do të zgjasin më shumë, do të jenë mbuluar me materiale të riciklueshme në masën 100%, do të reduktohet përdorimi i lëndës djegëse të papërpunuar dhe gjurmët e karbonit.

Gjithashtu projekti i inxhinierit në fjalë shërben edhe për të ulur kostot e shtrimit të rrugëve dhe për të zgjatur jetën e tyre. MacRebur ka shtruar disa rrugë në kontenë e Kumbrias në Mbretërinë e Bashkuar.

Pin It