Risi: Microsoft publikon Windows 10S

Microsoft ka publikuar “Windows 10S” një version të ri të sistemit të tij operativ, të orientuar drejt laptopëve me kosto të ulët për studentët.

Kompania tha se laptopët “Surface” me “Windows 10S” të integruar do të kenë një çmim prej 999 dollarësh dhe do të jenë të disponueshëm për porosi duke filluar nga sot.

“Windows 10S” është i përshtatshëm edhe për telefonat celularë dhe desktopët si dhe ka një aplikacion të thjeshtë hyrjeje, që iu mundëson shkollave të kenë qasje në çdo aparat në pak çaste.

“Microsoft” tha se ishte lidhur edhe me kompani si “Acer”, “ASUS”, “Dell”, “Futijsu”, “Toshiba”, “HP” dhe “Samsung” për të ofruar një varg kompjuterash me “Windows 10S” për studentët me një çmim që fillon nga 189 dollarë.

Pin It