Microsoft nxjerr Lumia-n nga tregu në fund të vitit

 

fgrgter

Microsoft në fund të këtij viti do të mbyllë shitjet për të gjithë telefonët e saj Lumia. Numri i pajisjeve telefonike Lumia nuk është shumë i madh në treg, pasi Microsoft e ka ngadalësuar çdo herë e më shumë shitjen e tyre.

Microsot po bën gati dy përditësime të mëdha që do të jenë gati në vitin 2017 dhe do të vazhdojë të prodhojë pajisje në mbështetje të kësaj platforme. Laura Butler, Drejtore e Inxhinierisë në Windows përmes një postimi në Twitter tha se kompania po punonte mbi një projekt të tillë.

Lumia u prezantua në vitin 2011 dhe kishte veçorinë e marrjes së informacioneve pa qenë nevoja e hapjes së aplikacioneve. Por përditësimet e ngadalta, mbështetja e vogël për aplikacionet dhe mungesa e pajisjeve interesante e ndaluan Windows 10 të arrinte diçka më shumë.

 

Pin It