Punonjësit e shërbimit sekret të ushtrisë pjesë e skemës së pensioneve suplementare

53

Rreth 100 punonjës civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) do të përfshihen në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare. Ministria e Mbrojtjes vlerëson se keta punonjës kryejnë të njëjtat funksione e detyra si punonjësit ushtarakë, prandaj duhet të trajtohen njëlloj.

Projektligji i ri i propozuar nga qeveria për këtë çështje parashikon që punonjësit e shërbimit sekret të ushtrisë të përfitojnë sigurime shoqërore shtesë, sipas ligjit në të cilin trajtohen me statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura.

Ligji do të njohë si vjetërsi shërbimi periudhën nga momenti i emërimit deri në momentin e lirimit ose shkarkimit nga AISM.

Skema e sigurimeve përfshin gjithashtu punonjësit e Policisë së Shtetit të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë.

Pin It