Transporti intermodal, 41 mln euro për ndërtimin e dy qendrave logjistike

hekurudha-tirana1_opt-300x225

Në tre vitet e ardhshme Shqipëria duhet të investojë më shumë se 43 milionë euro për zhvillimin e transportit të kombinuar, i cili do të shkurtojë kohën e lëvizjes dhe përpunimit të mallrave.

Strategjia për zhvillimin e transportit, e hartuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Bashkimin Europian, parashikon ngritjen e dy qendrave logjistike intermodale në Elbasan dhe Milot. Këto qendra do të mundësojnë lidhjen e transportit rrugor të mallrave me transportin hekurudhor dhe atë detar. Ato do të funksionojnë si pika për ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe krijim e lidhjes me të gjitha qytetet e vendit.

Në secilën nga këto qendra do të investohen nga 20.5 milionë euro, ndërsa 1.5 milionë euro të tjera do të investohen për lidhjen e Portit të Durrësit me hekurudhën.

Për realizimin e këtyre projekteve qeveria duhet fillimisht të sigurojë fondet e nevojshme.

Pin It