Shigjeta e peshores ka shkuar shumë? Një fajtor është edhe stresi

Një nga shkaqet e kileve të tepërta është se konsumojmë shumë dhe nuk lëvizim shumë. Por kemi dhe një tjetër armik që kërcënon shëndetin e mirë, ky është stresi.

Presioni që kemi mbi veten tonë dhe që zgjat jo një ditë, por ndoshta për ditë të tëra, javë e muaj, është përgjegjës për shumë shqetësime në trupin dhe mendjen tonë, duke na sjell humor të keq, na lëndon zemrën, dhe sigurisht shigjeta e peshores ecën shumë. Por çfarë duhet të bëjmë?

1.Bëjmë një analizë të shkurtër të ditës dhe vlerësojmë impenjimet tona. Nëse kemi axhendë të ngjeshur mundohemi disa detyra ti delegojmë.

2.Shtatë orë gjumë janë thelbësore për të fituar energjitë dhe për të përballur ditën. Pushimi është i nevojshëm dhe për të rregulluar metabolizmin, dhe për rrjedhojë kontrollin e peshës.

3.Të mësojmë të mos kemi shqetësime të kota të tipit, fëmijët do të jenë mirë me dadon, mekaniku do e rregulloj makinën etj. Të përpiqemi të mendojmë pozitivisht.

4.Hani në mënyrë të rregullt: kjo është një detyrë. Nuk lejohet të kalohen vaktet, jo panine në tavolinën e punës teksa vazhdojmë të punojmë. Shumë fruta dhe perime.

5.Nivelin korrekt të kortizolit mund ta mbajm me aktivitet fizik. Një shëtitje apo vrap në ajër të pastër, apo me biçikletë dhe çdo lloj forme lëvizjeje është e mirë për të larguar stresin.

Pin It