Shkencëtarët: Shmangia e ushqimit për 3 ditë, ju riaktivizon organizmin

b17d13f2-1ef5-48c7-9382-0934cf92e36f-0
Një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë së Jugut thotë se shmangia e ushqimit për tre ditë me radhë aktivizon organizmin tonë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, që janë mburoja jonë e parë e mbrojtjes ndaj infeksioneve të ndryshme.

Autorët e studimit thonë se ky përfundim mund të jetë i vlefshëm veçanërisht për personat me sistem imunitar të dëmtuar, si shembull këtu sjellin pacientët e kancerit që i janë nënshtruar kimioterapisë.

Kjo shmangie ‘detyron’ qelizat staminale që të prodhojnë rruaza të bardha të reja, pra praktikisht rinovojnë gjithë sistemin tonë imunitar.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe organizmi ka hequr tutje pjesët e sistemit tonë imunitar që mund të kenë qenë të dëmtuara”, thotë Valter Longo, profesor i Shkencës së Biologjisë në Universitetin e Kalifornias.

Studuesit këshillojnë që kjo shmangie e ushqimit të mbahet nga dy deri në katër ditë çdo gjashtë muaj.

Pin It