“Shkodra, familja ime…” katër periudhat e qytetit në imazhet bardhezi

shkodra_1478046717-4668687

Fotografitë që shpalosin histori të Shkodrës në shekullin e fundit, janë bërë bashkë për të shpalosur rrëfime në tri dimensione: për qytetin verior të Shqipërisë si familje, biçikletat e histori personale.

24 fotografi bardhezi të realizuara që nga viti 1935 e deri në vitin 1989 nga fotografë amatorë, por edhe nga mjeshtri Gegë Marubi u shpalosen për herë të parë para publikut të dielën mbrëma, shkruan sot “Koha Ditore”. E titulluar “Shkodra, familja ime, biçikleta ime, historia ime” ekspozita e organizuar nga organizata joqeveritare GO2 është hapur në Muzeun Historik të qytetit.

Vizitorët do të kenë mundësinë që të shohin “momentet e ngrira” të Shkodrës ndër vite deri në ditën e dytë të nëntorit. Ekspozita do të zhvendoset edhe në Tiranë.

Sipas komunikatës, fotografitë janë përzgjedhur pas një konkursi publik në gusht të këtij viti. Në konkurs kanë marrë pjesë 26 konkurrentë me 66 fotografi bardhezi, të realizuara para vitit 1990.

Në bazë të vlerësimit të jurisë, 12 fotografitë më të mira u përfshinë në albumin me të njëjtin titull, “Shkodra, familja ime, biçikleta ime, historia ime”, i cili u promovua në hapje të ekspozitës. 26 fotografitë e përfshira në album janë ndarë në 3 tema: “Familja ime”, “Biçikleta ime” dhe “Historia ime”, shkruhet në komunikatë…

Pin It